Serbët e Kosovës peticion për prishjen e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

Serbet e Veriut

Përfaqësues të shoqatave serbe në Kosovë kanë deklaruar do të mbledhin firmat e qytetarëve serbë për një peticion, i cili do të kërkojë prishjen e marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Serbisë në Bruksel.

Përfaqësuesit e shoqatave “Solidariteti serbo-slloven, “Atdheu” dhe “Serbia e Vjetër”kanë njoftuar në një konferencë për gazetarë në veri të Mitrovicës se nënshkrimi do të fillojë të enjten.

Përmes peticionit thuhet se do t`i kërkohet presidentit të Serbisë, qeverisë e Kuvendit që të prishë të gjitha marrëveshjet, pasi po shuhen institucionet serbe ne Kosovë.

Në bisedimet e zhvilluara mes Kosovës e Serbisë në Bruksel janë arritur shtatë marrëveshje.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT