Londër 2012, edhe Begaj pa medalje

Arkiv

Pas Majlinda Kelmendit ikën nga Londra pa medalje edhe pretendetja tjetër shqiptare Romela Begaj. Peshngritësja 25 vjecare u shfaq shumë larg formës së saj më të mirë duke zhgënjyer në olimpiadën britanike.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg, duke treguar se do të jetë një pretendente e fortë. Por këtu ndryshoi gjithcka, Romela dështoi në provën e dytë me 105 kg madje edhe në të tretën me po të njejtën peshë.

Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, por njësoj se në stilin e parë 25 vjecarja shqiptare dështoi në dy provat e tjera të stilit të shtytjes me 121 kg.

Të martën do të garojnë 3 sportistë të tjerë shqiptarë, dy peshngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT