Pashaj: Me marrëveshjen e 2009, Greqia vinte deri në Otranto

Koloneli, Myslim Pashaj ka rrëfyer se si mësoi se Greqia i kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme Shqipërisë, marrëveshja e qeverisë “Berisha” në vitin 2009.
Njeriu që denoncoi skandalin thotë për “Report TV” se ka qenë meritë e medias që marrëveshja mes dy vendeve u hodh sërish në tryezën e bisedimeve.
“Duhet të jemi të kënaqur, të gëzuar që po rinegociohet.
Ky nuk është një problem personal, por një kauzë që u zbulua rastësisht.
Greqia kishte marr ujërat tona.
Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre njëlloj…
Më pas u detyrova t’i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit. Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju…
Ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur ia ndanë Shqipërisë, i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare.
Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen.
Ishte e pamundur që vija e mesme detare të vinte në pikën e mesit në ngushticën e Otrantos, e cila i takon Italisë dhe Shqipërisë. Mesi i saj na takon të dyve, si ishte e mundur që një shtet i tretë që posedon arkipelage të ishujve të Korfuzit, të vinte deri këtu. Greqia kishte marr ujërat tona”, tha Pashaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT