Ekspertet mbeshtesin perdorimin e lekut ne Kosove

Përdorimi i monedhës kombëtare shqiptare, Lek, edhe në Kosovë do të përbënte një risi pozitive për ekonomitë e të dy vendeve.

Ideja është hedhur nga nënkryetarja e komisionit parlamentar të integrimit Mesila Doda në bisedë me gazetaren Sonila Meco në studion e Abc News. Përdorimi i monedhës shqiptare në Kosovë do t’i shërbente sipas saj integrimit të të dy vendeve.

Ekspertë të ekonomisë në Shqipëri e mbështesin këtë ide, duke theksuar avantazhet që do të sjellë kjo praktikë.

Sipas Selami Xhepës, deputet dhe ekspert në fushën ekonomike, ky është një proces, që duhet të vijë gradualisht në varësi të nevojave të vetë agjentëve ekonomikë, apo e thënë ndryshe të vetë tregtarëve.

Po ashtu, eksperti I ekonomisë, Sybi Hida thekson se përdorimi në masë dhe njohja e lekut edhe në Kosovë do të sjellë avantazhe të shumta, për interesat a atyre që duan të inevstojnë në vendin fqnijë.

Po ashtu, sipas ekspertëve përdorimi i monedhës kombëtare shqiptare në kosovë sjellë avantazh për çdo transaksion që kryhet mes dy vendeve, pasi shmang kursin e këmbimit.

Përdorimi i lekut përdoret në një masë modeste në Kosovë, ashtu sikurse përdoret edhe euro në vendin tonë. Konkretizimi i idesë për të shtuar para shqiptare në tregun e Kosovës, do të shtonte punë për Bankën e Shqipërisë, por do të sillte shumë avantazhe për ekonominë vendas.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT