Kisha në Bularat mban meshë për Kaçifën, e ëma: Djali im do mbetet hero, e donte fshatin e tij️
Një ditë më parë u mbajt në kishën e fshatit Bularat mesha për 35-vjeçarin Kostandin Kaçifa, i cili u qëllua nga policia shqiptare dhe u la i vdekur, pasi vetë i riu hapi zjarr ndaj RENEA-s.
E pranishme në meshën e së dielës ishte edhe e ëma e Kaçifas, Vasilika, e cila e cilësoi të birin si një hero që e donte shumë fshatin e tij dhe Vorio Epirin.
Ajo ka kërkuar që t’i kthehet trupi i të birit, i cili është ende në duart e ekspertëve mjeko-ligjorë, ndërsa nuk nguron të shprehë dëshirën që Kostandini të dalë i pafajshëm.
Vasilika Kaçifa u shpreh:
Përveç nënës së 35-vjeçarit ka qenë edhe prifti ai që i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kaçifas në Gjirokastër e për ta varrosur./ZgjohuShqiptar.info