Mjekja italiane Paola de Paolis: Faleminderit, vëllezër shqiptarë! Të bashkuar do ia dalim!

Në një postim në facebook, mjekja italiane Paola de Paolis shpreh mirënjohjen për solidaritetin dhe kontributin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, bijtë e një “populli bujar dhe i vetëdijshëm për përballimin e sfidave të modernitetit.

Ju faleminderit që keni ndarë edhe më parë e po ndani me ne një bashkëpunim e kontribut për një sistem shëndetësor më të mirë.”

De Paolis falenderon institucionet shqiptare, Akademinë e Shkencave dhe QSUT “Nënë Tereza” për mundësinë dhe përvojat e bashkëpunimit të mëparshëm me mjekët italianë. Por mbi të gjitha ajo vlerëson ndihmën e kolegëve shqiptarë që kanë shkuar të shërbejnë në spitalet italiane:

”Faleminderit për gjenerozitetin tuaj dhe ndihmën e çmuar ndaj komuniteteve tona gjatë kësaj pandemie tragjike. Të bashkuar do ia dalim dhe pas kësaj do të bëhemi më të fortë për jetën dhe të mirën tonë të përbashkët!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT