“Shqipëria ka plotësuar vetëm 1 nga 12 kushtet për statusin”
“Kreun e ri të vendit Bujar Nishani e respektoj si politikan, por u zhgënjeva nga mënyra se si u zgjodh. Ndërkombëtarët kërkuan një proces gjithëpërfshirës për presidentin, por ai ishte i njëanshëm”. Kështu është shprehur ambasadori i Holandës në Tiranë, Henk Van den Dol. Nga Voskopoja, ku ndodhet për një takim me minoritetin vlleh, ai theksoi se Shqipëria ka plotësuar vetëm një nga 12 kriteret për statusin, atë për Avokatin e Popullit. “BE përcaktoi 12 kriteret por deri tani politika zgjodhi vetëm atë të Avokatit të Popullit ndërkohë që 11 nuk janë plotësuar”, tha ai.
“Politika po humbet edhe afatin e tretë për mbylljen e reformës zgjedhore, ndaj duhet që ky proces të përmbyllet përpara se Kuvendi të nisë pushimet”.
Duke folur për reformën zgjedhore, Van den Dol është shprehur se zgjedhjet e lira nuk arrihen me teknologji por me vullnet. “Nëse politika dhe populli kërkon zgjedhja të lira e demokratike mund të arrihet në çfarëdo lloj mënyrë. Ne në Holandë e kemi praktikuar vetëm një herë dhe tani i jemi rikthyer numërimit me një letër dhe laps të kuq. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit”, tha ai.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”