Mesazhi i Albin Kurtit: Ne jemi një, askush s’mund të na përçajë

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Albin Kurti në dukje i kujton Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon përmes Prishtinës, duke nënkuptuar se nuk mund të ketë asnjë nismë të suksesshme rajonale pa përfshirjen e Kosovës.
“Parimi i gjithpërfshirjes dhe reciprociteti duhet të udhëheqin të gjitha nismat tona rajonale. Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon përmes Prishtinës”, thotë ai.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, që në këto ditë është në negociata të ethshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re vijon reagimin e tij se askush nuk mund të përçajë shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë.
“Ne jemi dhe do të jemi përgjithmonë një popull dhe askush nuk mund të vendoset mes nesh. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim, jo përplasje”, thotë ai.