Puto: Mungesa e ftesës për Rexhep Qosen, turp. Na thanë se ai ka shkruar kundër kryeministrit
Historiani dhe akademiku Arben Puto e quan një turp ftesën e munguar të Akademisë së Shkencave për akademikun Rexhep Qosja në akademinë solemne që do të mbahet në nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, raporton e përditshmja Shqip.
Në 26 nëntor të këtij viti, Akademia e Shkencave do të organizojë një akademi solemne për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë, ku janë ftuar personalitete nga trevat mbarëshqiptare. Emrat e konfirmuar janë: Kristo Frashëri, Ismail Kadare, Arbën Xhaferri, Françesko Altimari, Pëllumb Xhufi, Mihal Shmit nga Gjermania, Tito Johalas nga arvanitasit e Greqisë etj. Ftesa nuk ka shkuar për akademikun Rexhep Qosja, ku preteksti duket se ka qenë zëri i fortë kritik ndaj qeverisë. Historiani Arben Puto, i ftuar për të referuar në këtë aktivitet, shprehet se në këtë rast do ta shohë në vazhdim nëse do të jetë i pranishëm.
“Arsyet ishin të thjeshta, na thanë të mos i ngatërronim me qeverinë, sepse ai është shprehur kundër Kryeministrit. Po sa janë shprehur kundër Kryeministrit? Kjo nuk e justifikon aspak këtë qëndrim,” tha Puto.
“Turpi është bërë tashmë. Rexhep Qosja mund të mos pranojë kurrfarë marrëveshjeje pas kësaj që është bërë. Si mund të përjashtohet një personalitet kaq i madh i studimeve shqiptare dhe një patriot i flaktë i atdheut unik?! Nga Kosova rezulton të jetë thirrur vetëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, i cili me sa di unë nuk ka lidhje me studimet albanologjike.”
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”