E rëndë në Vlorë! Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori” aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv ka goditur një fëmijë 13 vjeç

Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT