Soreca- Kim: Reforma në drejtësi, pasaporta e Shqipërisë në BE!

Për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca theksoi se reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE.

Soreca tha se BE ka investuar dhe është angazhuar personalisht për krijimin e reformën në drejtësi dhe se 2020 do të jetë viti kritik që do të tregojë dhe konsolidojë në praktikë të gjitha arritjet e mëparshme.

Nderime të veçanta për trupat e reja të gjyqësorit që të bëjnë një punë të rëndësishme me integritet dhe profesionalizëm që gjatë 2020 dhe t’ii jepin drejtësisë themelet e forta të besueshme. SPAK i uroj kurajë dhe guxim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin për të kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet. BE mbështet reformën në drejtësi dhe është angazhimi politik dhe financiar më i madh i saj në vend. Kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar një Shqipëri demokratike dhe stabël si pjesë të BE. Këto vitet kanë qenë intensive që kanë kërkuar nerva çeliku nga të gjithë. Në vetëm 3 vite janë ndryshuar 70 teste ligjore pa llogaritur ndryshimet kushtetuese si dhe janë ngritur institucione të reja në drejtësi. 2020 do të jetë një vit kritik gjatë të cilit do të lipset që të konsolidohen të gjitha arritjet e vitit të mëparshëm. Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të plotësuar vakancat e krijuara nga vettingu dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë qendra dhe thelbi i saj. BE dhe SHBA do qëndrojnë krah jush për të vazhduar me këtë ritëm reformash. Reforma në drejtësi na ka mësuar se me kurajë dhe shumë punë për një të ardhme më të mirë gjithçka mund të arrihet. Reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE’ u shpreh Soreca.

Në një takim lidhur me këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe ministrja  drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, u vlerësua puna e Shqipërisë bërë deri tani me sakrifica dhe ‘nerva të hekurta’ për pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT