Kurti: BE nuk zëvendëson bashkimin kombëtar

Lideri i Vetëvednosjes, Albin Kurti gjatë një ligjëratë në University of New York in Tirana, ka thënë se asgjë nuk e zëvendëson bashkimin kombëtar, madje as BE-ja.
Ai gjatë ligjeratës me temën “Bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian”, ka folur për vullnetin dhe nevojën e shqiptarëve për t’u bashkuar, duke theksuar që bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Uuropian as nuk e përjashtojnë, por as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën, sepse sipas tij, BE-ja është themeluar nga shtetet e veçanta dhe zhvillohet përmes tyre, raporton ina.
Albin Kurti e argumentoi bashkimin kombëtar si demokraci, si sovranitet dhe si zhvillim socio-ekonomik, ndërkohë që foli edhe për shkaqet historike të mungesës së bashkimit kombëtar si për një padrejtësi të vazhdueshme.
“Ka një tension evident midis përbashkësisë së shqiptarëve, si komb dhe sisteme të veçanta shtetërore, që i mbajnë ata të ndarë”, tha Albin Kurti.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT