Ministrja e Jashtme e Bullgarisë: BE-ja e detyruar të hapë negociatat me Tiranën e Shkupin

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, deklaroi se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë as oborri dhe as pragu, por pjesë e së njëjtës shtëpi, ndaj duhen ndihmuar të integrohen sa më parë në BE.

Ajo shtoi se Brukseli është i detyruar që në mars t’i japë Shkupit e Tiranës dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin në union.

Nga Shkupi, Zaharieva shtoi se metodologjia për zgjerim është propozim i mirë, por se nuk duhet të jetë argument për shtyrjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se është bërë disa herë precedencë ndaj shtetit tonë me mos-hapjen e negociatave, por pas metodologjisë së re dhe raporteve pozitive mbetet të shihet nëse dera e BE-së është vërtetë e hapur për vendet e rajonit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT