Beqiri me lot në sy, fton Shqipërinë e Kosovën për ndihmë, po na masakrojnë (VIDEO)
“ I bëjë apel shtetit amë, Shqipërisë, të kujdeset për ne se ekzistenca jonë nuk është reale”, këto ishin fjalët që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë Galip Beqiri i tha me emocione dhe i përlotur, gjatë një konference për gazetarë të mbajtur me rastin e arrestimeve nga xhandarmëria serbe të disa shqiptarëve në komunën e Bujanocit, raporton Titulli.
“Shqipëria ka të drejtë, që obligohet edhe nga kushtetuta e saj, që të kujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut”, tha Beqiri, duke shtuar se ky është moment i fundit që edhe Shqipëria edhe Kosova të kujdesen për qytetarët jashtë shtetit të vet.
Beqiri, më tej theksoi se qeveria e Serbisë për raste të tilla do të kishte ftuar mbledhjen për dhjetë orë, atëherë pse mos të thirre edhe qeveria e Shqipërisë apo ajo e Kosovës një mbledhje të tillë.
Ai tha se shqiptarëve të Luginës po i kanoset ekzistenca.
Në komunë e Bujnaocit sot në orët e hershme të mëngjesit nga xhandarmëria serbe janë arrestuar tetë shqiptarë të komunës së Bujanocit, pesë prej të cilëve nën akuzën për krime lufte, gjoja të kryera gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Luginë.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”