Atë që nuk bëjnë gazetarët në Lazarat, e bëjnë dy të rinj holandezë (VIDEO)
Dy të rinj holandezë nga Amsterdami sfidojnë policinë, hyjnë në Lazarat dhe sjellin nga atje pamje dhe dëshmi të rralla mbi jetesën e banorëve të komunës që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend.
Një jetesë e tillë nuk është normale as për dy djem që vijnë nga Holanda ku është legalizuar përdorimi i kanabisit. Daan Vonk & Theo Roelofs janë dy djelmosha nga Amsterdami të cilët verën e kaluar ndërmorën një udhëtim turistik drejt Shqipërisë. Të gjithë aventurën djemtë e regjistrojnë në një film 52. 13 minutash të cilin e quajnë “Udhëtimi me motoçikletë nëpër Shqipëri” dhe e publikojnë në YouTube më datën 24 janar 2012, por kjo video ka mbajtur larg interesit të mediave, por dhe të autoriteteve policore shqiptare.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”