Shoqatat shqiptaro- amerikane reagojnë për situatën në Maqedoni

Shoqatat shqiptare në SHBA kanë vazhduar me reagimet mbi situatën e fundit të tensioneve në Maqedoni, pas vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit dhe protestave të dhunshme dhe raciste.

Reagimet vijnë nga Komuniteti Shqiptaro –Amerikan (KSHA) dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane (SHSHA) në shtetin e Illionisit, ku me shqetësim ndiqet situata e fundit në Maqedoni.

“Gjuha e urrejtjes ndaj popullit shqiptar ne Maqedoni nuk është e rastit apo emocionit për rastin e vrasjes se pesë të rinjve maqedonas në Shkup. Me gjuhën e urrejtjes shqiptarët janë mësuar tash e një shekull nga qarqet pansllaviste. E gjithë kolovajza politike ne Maqedoni dhe rrugët e tensionuara tregojnë se janë aktivizuar top materialet sekrete që janë përpunuar gjatë vizitave të fundit të kryediplomatit rus Sergej Lavrov, dhe dy ultranacionalistëve dhe ekstremistëve institucional serb Milorad Dodik dhe Ivica Daçiq për marrëveshje bashkëpunimi. Por, ata që po kurdisin orën vrastare dhe të gjakderdhjes për popullin shqiptar janë të papranueshme”, theksohet në reagimin e shoqatave shqiptare.

Shoqatat shprehin reagimet ndaj organeve qeveritare duke theksuar se ato dhe subjekti politik shqiptar në këtë situatë është tejmase indiferent, sidomos ndaj sulmeve të orkestruara kundër shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes dhe skenarët pansllavist duhen mbyllur nëse shteti i Maqedonisë dëshiron të qendrojë në këmbët e veta. Populli shqiptar në trojet e veta nuk është mysafirë në këtë vend dhe as që ka zënë hisen e huaj, për çka po mallkohen kaq shumë me gjuhën e urrejtjes maqedonase”, thuhet në reagimin e Shoqatave me seli në Çikago.

SHSHA bën të ditur se në bashkëveprim me Ligën Shqiptaro – Amerikane të Joe DioGuardi së shpejti do të përgaditet një Rezolutë për në Kongresin dhe Senatin Amerikan mbi gjendjen e fundit në Maqedoni. (S.Karaçica/INA)

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT