Kurti letër Topit: Serbia po nis spastrim të ri etnik, inicio diskutim në NATO e OKB
Albin Kurti – Bamir Topi |
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u ka drejtuar letër Presidentes dhe Kreytarit të Kuvendit të Kosovës si dhe Presidentit të Shqipërisë lidhur me ngjarjet e fundittë ndodhura në Mitrovicë.
“Siç e dini, Republika e Kosovës nuk mundet që këtë çështje ta iniciojë për diskutim në organizata apo struktura ndërkombëtare si OKB dhe NATO. Ndërsa Ju, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në OKB dhe NATO, mundeni që ta inicioni diskutimin mbi rrezikun e afërt të spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë”, shprehet Kurti në letrën drejtuar Topit. Letra e tij mbyllet me fjalët se “ndihma Juaj në këto momente është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme”.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”