“Miku i mirë në ditë të vështira…”, SHBA ofron mjete mbrojtëse për mjekët e Infektivit (FOTO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar koronavirusin. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm. “Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19🙏🏼

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana

Jemi #bashkë në këtë luftë 🤜#COVID19🤛🇦🇱🇺🇸”, shkruan Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT