Kryeministri paralajmëron se nëse një gjykatës jep një vendim skandaloz, mund të arrestohet

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit, që japin vendime skandaloze se do të përfundojnë në burg.

“Këtë e gjykon qeveria e re e gjyqësorit,. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka të dejtë që të bëjë verifikime. Me këtë kemi arritur që t’u japim mesazhin e qartë këtyre të KÇK-së që të mos guxojnë që të bëjnë veprime të tilla.

Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem.”, tha Rama në “Opinion” duke shtuar “Kjo është e njëjta gjë që ka bërë Italia kur ka shkatërruar mafien. Ne kemi një ligj antimafies që është më i egër se ai italian, por që bëhet tani se nuk mund të funksiononte me KÇK-në.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT