Ministri grek: Nis operacioni i madh “Fshesa” ndaj klandestinëve, shqiptarët të rrezikuar
Policia greke, operacione për emigrantët klandestinë me qëllim kapjen e tyre dhe riatdhesimin në vendet e lindjes. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga vetë qeveria greke. Në këtë pikë, shqiptarët janë ndër më të rrezikuarit pasi ende disa mijëra gjenden si emigrantë të paligjshëm në Greqi.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis ka paralajmëruar një operacion të madh në qendër të kryeqytetit, kundër emigrantëve klandestinë, duke theksuar se “po fillon përpjekja për t’u spastruar çdo veprimtari e paligjshme në qendër të Athinës”.
“Duhet të ndëmarrim gjithë veprimet që do të garantojnë se Greqia nuk është një vend që hyn kush të dojë dhe kryen vepra kriminale bashkë me kriminelë të tjerë”, tha Hrisohoidis pas takimit me liderin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, të cilin e informoi lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe përballimin e kriminalitetit.
Gjatë takimit, Hrisohoidis e informoi liderin e ND se ditët e ardhshme do të realizohet një operacion i madh në qendër të Athinës, me objektiv luftimin e kriminalitetit dhe vënien nën kontroll të emigracionit të paligjshëm.
Siç deklaroi ministri, Samaras është mbështetës i kësaj përpjekjeje.
Ndërkaq, këshilli i ministrave autorizoi zotin Hrisohoidi të avancojë në krijimin e një mjedisi për pritjen e rreth 1.000 emigrantëve të paligjshëm në Kozani, në territorin e një reparti ushtarak që o ofroi ministria e mbrojtjes dhe të të ruhet nga policia greke.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”