Dule: Pakti detar s’falte asnjë km det. Çamëria toponim shqiptar, nuk ka ekzistuar

Ne foto Vangjel Dule duke promovuar parrullën: “Vorio Epirit tokë greke,
nuk e shesim, nuk e harrojmë “. Më 3 mars 2012, Athinë.

TIRANË-Kryetari i partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut (PBDNJ) i ftuar sot në emisionin televiziv ‘5 pyetje nga Babaramo’ theksoi se Shqipëria është shteti që  humbi me shume nga mosrealizimi i marrëveshjes detare me Greqine që u hodh poshtë një vit më parë nga Gjykata Kushtetuese. 

“Falja e detit është një teori konspiracioni. Me Italinë ka prej 30 vitesh një marrëveshje që ishte nënshkruar me të drejtën e atëhershme dhe është rishikuar më pas dhe është konstatuar se nuk ka asnjë shkelje. Me Turqinë, është situatë ndryshe, Turqia nuk është palë e së drejtës së konventës detare. 
Gjykata këtu e hodhi poshtë marrëveshjen. Drejtësia në Shqipëri ka hyrë në një terren të rrëshkitshëm pseudonacionalist. Nga më të rrezikshmit. Në vitin 2009, shqipëria nënshkroi marrëveshjen detare dhe kjo marrëveshje u hodh poshtë. Sot është në seriozitetin e këtij vendi që për imazhin e tij para botës të japë përgjigje të qarta, por nuk e ka riparë marrëveshjen”. 

Për Dulen koha sot ofron të gjitha teknologjitë që mund të vërtetojnë se marrëveshja nuk shkelte parimet kombëtare dhe nuk rrëmbente asnjë km det nga asnjë prej shteteve. 
“Si mund të falen dhe të shiten det e tokë sot në kohën e teknologjisë që mund të masë me saktësi toka e ujë. Sot do ishte në favor të interesave të vendit tonë ratifikimi i asaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë për hapësirat detare ekskluzive të shfrytëzimit ekonomik. Ishte favor për Shqipërinë. Në momentet që flasim mbahet një takim shkencor me pjesmarrjen e autoriteteve izraelite, qipriote, greke, po diskutohet një cështje energjitike. Në këtë aktivitet flasin amerikanët. Shqipëria duhet të bëhej pjesë e kësaj loje dhe jo të bëhet fobik”. 

KTHIMI I ÇAMËVE NË KUFIJ, NUK MUND TË IMPONOJMË TOPONIMET TONA
Kreu i PBDNJ-së theksoi se në Shqipëri çdo çështje me shtetin grek trajtohet me paragjykime, pasi sipas tij, ka njerëz që jetojnë për të dëmtuar interesat mes dy vendeve.
Sipas Dules, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie europiane, ndërsa çështja e kthimit të çamëve në kufij është vetëm një spekullim. 

“Nuk ka pasur në kohërat e demokracisë në shtetin grek asnjë krahinë me emrin Çamëri. Askush nuk mund t’i imponojë shtetit grek toponimet e veta. Incidentet në kufi janë në dëm të vendit tonë, sepse kemi lëshuar një pasaportë të pavlefshme.”- u shpreh Dule.

ÇËSHTJA DISHO DO TË SHKOJË NË STRASBURG
Kryetari i PBDNJ-së komentoi edhe dënimin e kreut të Omonia-s në Korçë, Naum Disho, duke theksuar se vendimi gjykatës do të apelohet në të gjitha nivelet në Shqipëri dhe do të shkojë më pas edhe në Gjykatën e Strasburgut. 

Sipas Dules, akuzat ndaj Dishos janë të pabaza pasi në Boboshticë nuk u dëmtua asnjë varrezë.
“Sipas mendimit tim, gjykatësi i ndikuar nga një frymë pseudo/nacionaliste i shërben interesave që nuk janë në favor të vendit tonë”- u shpreh Dule. 

REFORMA ZGJEDHORE, NUK PRANOJMË ROLIN DEKORATIV QË NA REZERVON PD E PS
Në lidhje me punën e komisionit për Reformën Zgjedhore, Dule nënvizoi se “PBDNJ-ja nuk do ta pranojë rolin dekorativ që i rezervojnë dy partitë e mëdha”.

“Janë rënë dakord deri më sot në të gjitha ato elemente që kanë rënë tradicionalisht dakord dy partitë e mëdha. Reforma ka ngecur në ato aspekte që presin drejtpërdrejt interesat e njërës apo tjetrës palë.” – u shpreh Dule.

KOALICIONI 
Dule theksoi se koalicioni me PS aktualisht nuk po funksionon. Sipas tij, për momentin PS nuk po bashkëpunon për asnjë dokument të përbashkët angazhues. 
“Koalicion është bashkëpunimi ku palët janë ulur, kanë diskutuar dhe kanë votuar një axhendë të përbashkët. Ne bashkëpunuam me PS në vitin 2009, e 2012 kapitull të mbyllur pozitivisht. Aktualisht nuk ka asnjë dokument angazhues mes të dy palëve. Në momentet aktuale ekziston një vakuum institucional”. 

Kreu i PBDNJ kujtoi më pas vitin 2009 ku PBDNJ luftoi në 4 qarqe. Sipas tij pasojat e sotme janë si pasojë e zgjedhjeve të koalicioneve. 
Në vitin 2009, për vetë sistemin që kishim PBDNJ beteja jonë ne kishim pretendime ishte në 4 qarqe. Bashkëpunimi me PS kishte dhe anë pozitive dhe anë negative. Si u numëruan votat në vitin 2009 në Gjirokastër, u ndanë një për PS një për PD dhe në për PBDNJ. Vetë e zgjodhëm koalicionin me z Rama dhe këton janë pasojat. Brerja e ndërgjegjes? Do jemi shumë më të vëmendshëm për herë tjetër” 

I pyetur nëse do të krijojë një koalicion me partinë e Topit apo me PS për zgjedhjet parlamentare të vitti 2013, Dule theksoi se 
PBDNJ është një parti që ka një feedback. 
“Gjithmonë ka një feedback. Disa kanë plan B, disa C, disa kanë plane të përbashkëta. PBDNJ ka elektorak dhe ja di vlerën elektoratit të vet. Do të jemi shumë më të matur në përpilimin e strategjisë. Pas 13 vjetësh në Kuvend nuk mund të më bëni pyetje se me kë mund te dashurohem në politikë. Ne po punojme si forca politike në kushte shumë kontradiktore dhe të disfavorshme, kemi një sistem që është penalizues 
Në kushet e te´ë qenit të penalizuar në fillim vjen mbijetesa”. 

MAQEDONIA DHE GREQIA
Dule analizoi edhe zhvillimet në Greqi dhe Maqedoni. 
Sa i përket Greqisë, Dule bëri të ditur se situata në Greqi është stabilizuar pas paketës së ndihmës ekonomike që iu dha këtij vendi, porse rreziku ende nuk ka kaluar. 
Sa i përket Maqedonisë Dule theksoi se ky shtet ka një qeveri të re me mentalitete të vjetër ndaj nuk kapërcen dot problemet aktuale. 


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT