Kundra Shqipërisë/ U rendit i gjashti, akuza e Smajlajt: Manipuluan rezultatet (Video)
Vendi i gjashtë në Europianin e atletikës, në garën e kërcimit së gjati, nuk ka qenë rezultati që Izmir Smajlaj synonte në këtë event, pasi atleti shkodran mbeti jashtë zonës së medaljeve.
Për shkodranin, kërcimi 7.99, që ishte më i miri për të në këtë event, nuk ishte rezultati më i mirë, pasi sipas Smajlajt ai arriti të kalojë kufirin e 8 metrave në kërcimin e tretë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Izmir Smajlaj sqaron se ka patur manipulime në rezultatin e tij:
“Më vjen keq që edhe në Europian, në Berlin, ka manipulime në rezultat. Në kërcimin e tretë, fillimisht u deklarua 7.47m e më pas ka dhanë 7.73 metra, por asnjë prej këtyre dy rezultateve nuk është i vërtetë.
Një gabim i rëndë dhe i qëllimshëm, që dënton imazhin tim si kampion i Europës në sallat e mbyllura dhe më dëmtoi moralisht. E kemi denoncuar këtë rast në IAAF dhe presim verifikimet e duhura. Unë ju premtoj gjithnjë podiumin”, – shkruan Izmir Smajlaj./ZgjohuShqiptar.infoiframe style=”border: none; overflow: hidden;” src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fizmir.smajlaj2%2Fposts%2F1097161937103578&width=500″ width=”500″ height=”783″ frameborder=”0″ scrolling=”no”>