2017-a, viti i vendimeve të mëdha për shqiptarët
Nga Artur AjaziViti 2017 që ka mbërritur në ditët e fundit të tij, do të kujtohet si viti i vendimeve të mëdha dhe të mbara për shqiptarët pa dallime politike dhe krahinore. Ashtu si në mjaft kryeqendra të botës ku u shënuan ngjarje të mëdha, reforma në drejtësi mbetet kryefjala e arritjeve në perfeksionimin e sistemit demokratik në Shqipëri.Sigurisht rëndësia dhe renditja varet nga pesha e secilit vendim, por në vitin 2017 në Shqipëri ndër ngjarjet e bujshme, mund të renditim mbajtjen e zgjedhjeve të pakontestueshme të përgjithshme, ndër më të lirat e mbajtura ndonjëherë qysh nga 1992, nisjen pa kthim të reformës në organet e drejtësisë për të zbatuar deri në fund Vettingu-n, marrjen e premtimeve së fundi nga zyrtarët më të lartë të BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, rritja e nivelit ekonomik të shqiptarëve, etj, etj.Studiuesit e fushave të ndryshme,edhe në Shqipëri mbeten në kërkim të gjetjes së mënyrave të reja të përcaktimit të disa prej vlerave kryesore, mbi të cilat funksionon shteti ligjor.Në Shqipëri, viti 2017 ishte edhe viti i ngjarjeve të veçanta dhe i të premtimeve që u bënë realitet, ishte viti i politikanëve që thonë atë që mendojnë, dhe veprojnë sipas asaj që thonë, në raport me premtimet elektorale. Dëshmi e këtij definicioni është fjalëmbajtja e kryeministrit Rama për ç’ka premtuar gjatë fushatës së fundit, për qeverisjen, zhvillimin ekonomik, apo dhe plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli për anëtarësimin në BE. Viti 2017, ishte viti kur përpjekjet dhe dështimet e zbuluara të një opozite pa opozitarë, u bënë dëshmitarë të një rrugëtimi cfilitës të saj deri në përdorimin e dhës brnda dhe jasht parlamentit e destinuar drejt zhgënjimeve të pakthyeshme.Viti 2017 do të shënohet si viti kur shqiptarëve ju dha një shans i ri për të ndërtuar shtetin ligjor, këtë herë me një sistem drejtësie të monitoruar nga ndërkombëtarët, duke zbatuar Vetting-un deri në pikën e fundit, pavarsisht pengesave . Viti 2017 do të mbahet mend si viti, kur deputetët nuk i filluan kurrë seancat në orar, duke hapur sherre dhe debate shterpë çdo të enjte, apo dhe kur disa prej tyre dolën të tronditur nga takimet me diplomatë të huaj, dhe u nisën kokulur për të votuar “në unanimitet” ligje të rëndësishme kushtetuese.Viti 2017 do të mbahet mend si fillimi i një procesi të mbarë i integrimit të Shqipërisë, drejt hapjes së negociatave me BE, apo edhe për parti të “reja” të dala nga të vjetrat të drejtuara qorrazi nga politikanë të përfolur dhe të akuzuar për korrupsion. Ndërkohë që shoqëria civile, sërish u kompleksua dhe u konsiderua si një “pako boshe” që pret të mbushet me sende të nevojshme, ndërkohë që qytetarët u përballën me ligjet dhe rregullat, që janë të zbatueshme jo vetëm për ata.Dekriminalizimi në 2017 u zbatua, por nuk bëri ndonjë magji të madhe, madje ai do të zgjasë edhe përgjatë vitit 2018. Ligji do ta ketë të mundur të zbatohet pasi zbatimi reformave rradikale kryesisht i Vetting-ut do ti japë një tjetër frymëmarrje sistemit të drejtësisë.Transparenca dhe llogaridhënia në çdo sektor ku ofrohen shërbime, mbeten akoma koncepte të huaja për shqiptarët në vitin 2017. Vitin tjetër do të flitet dhe do të bëhet shumë për ndjeshmërinë e madhe që kanë për shqiptarët në perfeksionimin e shtetit ligjor, në goditjen e fenomeneve negative që janë zbuluar në institucionet e shtetit, duke spastruar gjithçka të keqe që ka lënë pas aleanca me të keqen.Viti 2017 u ka sjellë shqiptarëve lajme të mira pikërisht në ditët e fundit të tij përmes kryeministrit Rama, i cili falë vendosmërisë për të zbatuar me çdo çmim reformat, ka krijuar kushtet e favorshme për tu ndjerë krenarë për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë. Por viti 2017, shënoi gjithashtu rekorde dhe përmasa të reja edhe në politikë, duke nxjerrë jashtë saj jo vetëm zhurmuesit dhe penguesit e reformimit dhe integrimit të vendit, por dhe misionarët e shitur dhe të blerë që çirren e ngjirren në emër të “lirisë dhe demokracisë” së shqiptarëve, por që në fakt janë dhe do të mbeten, robëruesit e rinj të tyre.