Bashkimi Evropian nis nga puna për të mbështetur Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian po angazhohet pasi ka për qëllim që të mos ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se “Zëvendës Presidenti Andrey Kovatchev e informoi mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).”

Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT