Bujqit kosovarë i bashkohen protestës së Vetëvendosjes
Me afrimin e ditëve për aksionin e paralajmëruar të Vetëvendosjes më 14 janar, po rritet numri i organizatave të ndryshme që i përgjigjen pozitivisht ftesës për ti bllokuar dy pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë aksion me qëllim sic thuhet të “të ndalimit të malllrave serbe që po e shkatërrojnë bujqësinë e Kosovës”. Njoftimi është bërë në një ftesë për media në konferencën e Sinidikatës që mbahet më 11 janar.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuci e ka kundërshtuar këtë ide të bllokimit të kufijve, duke thënë se nuk është interes kombëtar që të bllokohen policët dhe doganierët kosovarë në pikat kufitare.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”