Paralajmërimi i profesorëve nga Tirana: Ja cilat janë dy qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë

Peja dhe Prizreni janë dy qytetet në Kosovë të cilat rrezikohen nga tërmete me fuqishme, madje edhe me magnitudë 6.8. Këtë paralajmëronin në vitin 2013 katër sizmologë në Shqipëri: Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, të cilët dhe i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronte botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.
Kur e prezantuan këtë studim përpara mediave, ekspertët në fjalë I kërkuan ekzekutivit të azhornonte hartat e reja me standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.
Apeli I drejtuar rreth 6 vite më pare, përmendte adoptimin e hartave dhe kodeve të reja ndërtimit për shkak se tani po ngriheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.
“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, thoshte asokohe profesor Sulstarova.