Oficerë të lartë grek bëjnë homazhe në Bularatë
Më 28 tetor në fshatin Bularat, që banohet nga minoriteti grek, u rikujtua dita e festës kombëtare greke që njihet si JO, pushtimit paqësor të kërkuar nga Italia fashiste e Musolinit më 28 tetor 1940. Në Bularat ishin të pranishëm një numër i madh i politikanëve nga minoriteti grek, midis tyre deputeti Vangjel Dule, deputeti i LSI Vangjel Tavo, deputeti i PD, Kosta Barka, Vasil Bollano, ministri i qeverisë Berisha, Spiro Ksera. Të pranishëm ishin edhe nga trupi diplomatik grek në Shqipëri, ambasadori në Tiranë Nikolaos Pazios, konsulli në Gjirokastër Joanis Rizopulos, Ceremonia nisi me vizitën në varrezave të ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës italo-greke (nga shumë historianë grekë lufta italo-greke shihet si luftë për çlirimin e Voriepirit). Në Kishën e Shën Athanasio u mbajt ceremonia fetare, e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastër Dhimitris në kujtim të ushtarëve grek, numri i të cilëve që janë vrarë në Shqipëri i kalon 7 mijë njerëz.
Në këtë aktivitet festiv ishin dhe oficerë të lartë të ushtrisë greke, të cilëve nuk u dihet misioni i tyre i vërtetë pasi Greqia ende mban në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.
Arben Llalla
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”