73-vjeçarja me koronavirus qëndroi në dhomë me paciente të tjerë, dyshohet të jenë infektuar dhe 9 persona

Nga 73-vjeçarja e shtruar në spital që ndërroi jetë sot, dyshohet të jenë infektuar me koronavirus edhe 9 persona të tjerë.
Disa ditë më parë 73-vjeçarja ka shkuar për t’u vizituar tek Sanatoriumi në Tiranë, pasi ka qenë e sëmurë me probleme të tjera kardiovaskulare.
Tek Sanatoriumi në Tiranë ka marrë përgjigje që nuk është për t’u ndjekur tek ta, dhe ndërhyrjet koronare nuk i ka pasur të mundshme t’i përballojë, dhe më tej ka shkuar për kurim në Itali.
Ajo ka shkuar në Bologna, dhe që të mos karantinohej është kthyer pas me bashkëshortin e saj. Me t’u kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali.
Me kryrjen e analizave, ajo katreguar që ka qenë në Itali, çka detyroi mjekët të bëjnë analizën e koronavirusit, prej nga rezultoi pozitive me koronavirus.
Por gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit në patologji ditët e para, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me infektimin nga koronavirusi pasi vuanin nga sëmundje të tjera.
Dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të rrezikuar nga koronavirusi. Grave të shtruara i janë marrë tamponët për të bërë analizën e koronavirusit.
Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë. Ndërkohë që gruaja tjetër bashkë me familjen është transportuar në Tiranë në spitalin infektiv në ISHP për të bërë analizat.