Anulohet seanca e së enjtes në Kuvend: Nuk kemi çfarë të diskutojmë
Seanca e parashikuar për t’u mbajtur gjatë ditës së nesërme në Kuvend, është shtyrë. Shkak për këtë është bërë fakti se gjatë mbledhjes së kryetarëve të grupeve parlamentare, është arritur në përfundimin se nuk kanë çfarë të diskutojnë, me arsyetimin se nuk ligje për miratim në rendin e ditës së Kuvendit.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, shkak për shtyrjen është fakti se nga qeveria ende nuk ka mbërritur buxheti i rishikuar i shtetit, mbi të cilin pritej të diskutohej në seancë plenare.
Kuvendi çdo të enjte zhvillon seanca të përhershme plenare, por ditën e nesërme deputetët kanë vendosur që të bëjnë pushim.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.