Çfarë pritet pas ardhjes së Yuri Kim në krye të Ambasadës Amerikane në Tiranë?

Pas emërimit nga presidenti Trump dhe votimit në Senat, tashmë Yuri Kim është zyrtarisht ambasadore e Amerikës në vendin tonë. Kjo ngjarje vjen pas disa muajsh që Ambasada Amerikane është pa një ambasador, që pas mbarimit të mandatit të Donald Lu.

Por kush është Yuri Kim, ambasadorja e re në Tiranë?

Yuri Kim është një emër jo i panjohur për diplomacinë amerikane. Ajo  ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore. Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.

Kim ka punuar në çështje të sigurisë kombëtare në shumë vende përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO. Ajo ka qenë drejtore në kabinetin e ndihmës sekretarit të shtetit amerikan nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Më vonë ajo ka punuar si Drejtore në zyrën e çështjeve europiane të sigurisë dhe çështjeve politiko-ushtarake, përgjegjëse për politikën e Shteteve të Bashkuara që lidhet me NATO-n, OSCE dhe në të tjera çështje që lidhen me sigurinë transatlantike.

Çfarë të reje pritet t’i sjellë Yuri Kim, terrenit politik mjaft të trazuar shqiptar?

Gjatë seancës për betimin e saj në Senat, ambasadorja e re amerikane ka dhënë përgjigje dhe ka folur mbi prioritetet e saj gjatë kohës që do shërbejë në Shqipëri. Ajo nuk ka lënë pa përmendur faktin që Shqipëria sot gjendet në një situatë mjaft të rëndë dhe ajo do të kontribuojë për zgjidhje. Deklaratë kjo që është konceptuar edhe si një shtim i prezencës dhe ndikimit amerikan në Tiranë.

Ajo ka thënë ndër të tjera se “mbyllja” e korridoreve të ndikimit rus në Shqipëri, do të jetë një nga prioritetet kryesore të saj gjatë mandatit në krye të Ambasadës. Po ashtu ajo e ka cilësuar si të rrrezikshëm edhe shtimin e ndikimit kinez në vendin tonë, dhe është shprehur e gatshme që të luftojë kundër këtij ndikimi.

Por referuar ndikimit të gjithëhershëm që ka amabsada amerikane në Tiranë, dhe gjithashtu natyrës së veprimit të diplomates Yuri Kim është i pritshëm edhe një ndikim më pozitiv dhe të shtuar në terrenin tonë politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT