“Adem Jashari” mbërrin në Beograd, tifozat kuq e zi përgatiten për surpriza

Ditën e sotme tifo-grupi më i madh dhe i mirëorganizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë postuar në faqen e tyre zyrtare një sticker të “Adem Jasharit” nga stadiumi Marakana në Beograd, ku lë të kuptohet se do të ketë surpriza në ditët në vazhdim.

Burimet pranë tyre bëjnë me dije se shumë shpejt do të sjellin surpriza nga Beogradi për të gjithë shqiptarët.

Grupimi TKZ është krijuar për herë të parë në vitin 2003 dhe që atëherë ka ndjekur rregullisht përfaqësuesen shqiptare në aktivitetet e saj, njihet shumë mirë për spektakle të jashtëzakonshme kudo, jashtë dhe brenda shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT