Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

Një ngjarje krejtësisht e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Tiranë.

Sipas policisë, dy persona, pas një debati për motive të dobëta, kanë rrëmbyer dhe kërcënuar një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh te zona e ish-Doganës.

“I kanë hequr lirinë, duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thonë blutë.

Mësohet se bëhet fjalë për një burrë dhe grua, përkatësisht 63-vjeç dhe 41-vjeçe. Kjo e fundit, gjatë shoqërimit ka goditur një punonjës policie, duke i lënë dëme të lehta.

Priten më shumë detaje në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT