Mozaiku i Antigonesë drejt shkatërrimit

Mozaiku i Antigonesë po shkon drejt shkatërrimit”. Ky është teksti i letrës, që drejtori i Parkut të Antigonesë i dërgon IMK-së. Engjëll Serjani, shkruan se pas një ndërhyrjeje restauruese të bërë ndaj mozaikut me fonde të ambasadës gjermane, objekti i trashëgimisë konsiderohet tejet i rrezikuar.

Ambasada Gjermane pati dhuruar një fond prej 28 mijë eurosh, por administratorët e këtij fondi, respektivisht Lejla Hadziç nga fondacioni suedez ‘Trashëgimi pa Kufij’ dhe zoti Stefan Domke, duket se nuk e kanë bërë punën si duhet. Pas ndërhyrjes, që do të duhej t’i zgjaste jetën, mozaiku antik po dëmtohet pjesëpjesë, çdo ditë e më shumë.

Në letrën që drejtori Serjani i dërgon Baçes, shkruhet se disa punime që duhej të ishin bërë në mozaik, janë lënë në mes, e nga ana tjetër, një numër teserash (pjesët përbërëse të mozaikut) nuk janë vënë në vendin e tyre.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT