PDIU protestë për regjistrimin e popullsise: Himara është Shqipëri

Dhjetra të rinj kanë protestuar sot përpara godinë së Parlamentit të Shqipërisë ku kërkojnë shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mb baza etnike dhe fetare. Aktivistë të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të mbështetur nga Klubi I Patriotëve të Rinj, ata kanë paraqitur sot publikisht tre kërkesat e tyre.

“Shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, hapjen e një debate publik rreth regjistrimit, dhe më pas kryerjen e regjistrimit pas ezaurimit të dy pikave më lart.
10-tja të rinj

Sipas PDI dhe Klubit të Patriotëve të rinj, regjistrimi me baza etnia dhe feje, shkel hapurt të drejtat e njeriut.

Të rinjtë kaë hedhur thirrje dhe parrulla patriotike gjatë gjithë protestës.

***
Sipas Ministrit të Shtetit, popullsia shqiptare përmes një pyetësori do të regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare

TIRANË – Popullsia shqiptare për herë të parë do të regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare. Kjo u bë e ditur dje nga ministri i shtetit, Genc Pollo, i cili kryesoi mbledhjen e komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, që do të kryejë edhe regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Pyetësori që përbën elementët ku do të bazohet regjistrimi i popullsisë, u miratua dje në parim, ndërsa vetëm pas një konsultimi 6-mujor, do të marrë edhe miratimin përfundimtar. Lidhur me këtë pyetësor, ministri i Shtetit, Genc Pollo theksoi se risia e pyetësorit, është se pas shumë vitesh, ai përfshin përkatësinë etnike dhe atë fetare. “Sot do të miratohet në parim nga Komisioni pyetësori për regjistrimin e popullsisë dhe pas një konsultimi 6-mujor do të miratohet përfundimisht.

Por risia këtë vit në këtë pyetësor është që përmban, për herë të parë pas shumë dekadash, përkatësinë etnike dhe fetare. Ky proces do të kryhet në mënyrë shumë profesionale, nga INSTAT dhe me një mbështetje të madhe ekspertësh nga BE-ja dhe agjenci të tjera ndërkombëtare. Është një operacion që vërtet kushton shumë financiarisht, por na jep një bazë të dhënash deri tani të padisponueshme dhe të domosdoshme për të ecur përpara”, – tha dje Pollo.

Sipas Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, një nga synimet kryesore të regjistrimit të popullsisë, duke u bazuar në elementët e sipërpërmendur, është edhe krijimi i një realiteti demografik, ekonomik dhe social të saktë.

Krijimi i realitetit demografik të saktë, sipas drejtuesve të Komisionit, është mjaft i nevojshëm, duke parë se, që prej Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri të vitit 2001, ka pasur lëvizje të vazhdueshme të popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe në drejtim të vendeve të tjera.

Këto lëvizje kanë sjellë ndryshime demografike të mëdha, njëkohësisht ndryshime të të dhënave statistikore. Projekti i Regjistrimit, synon gjithashtu edhe sigurimin e informacionit bazë, për të dhënat elektronike individuale të qytetarëve shqiptarë, që do të regjistrohen mbi bazën përkatësisë etnike dhe fetare. Por, regjistrimi po shikohet edhe si një pikënisje për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të statistikave që disponohen aktualisht për popullsinë e vendit tonë.
Projekti për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare, financohet nga qeveria shqiptare si edhe nga disa donatorë të ndryshëm siç janë Komisioni Evropian nëpërmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.

Buxheti total për këtë projekt, është parashikuar në vlerën prej afro 15 milion euro, ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milionë, IPA 8 milionë, UNFPA 1 milion euro si dhe financime të tjera të UNDP-së dhe Statistikat Suedeze etj. Ndërkohë, Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA), përbehet nga 12 ministra, si dhe zyrtarë e specialistë të fushës. Detyra e këtij komisioni është të drejtojë Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe të Banesave të vitit 2011.

Formulari i regjistrimit i përdorur per propagande nga Vorioepiriotet
 Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Back to top button
LAJMET E FUNDIT