Ish-konsulli grek: Vorio Epiri? S`jam penduar për thirrjet në Korçë

Edhe pas shkarkimit nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ish-Konsull i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, Theodhoros Ikonomu, nuk është penduar për deklaratat që bëri në Shqipëri pak ditë më parë pr “helenizimin e Korçës”.

Ikonomu ka dhënë një deklaratë për median greke në të cilën shprehet se: Nuk tërheq asgjë nga ato që kam thënë për grekët dhe për Vorio Epirin.
“Unë nuk bëra më shumë se detyrën time dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse unë u tërhoqa në Athinë, por jam i lumtur se deklaratat e mia ia arritën qëllimit. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për misionin tim. Unë punova në Epirin e Veriut”, ka pohuar ish-Konsulli i Greqisë në Korçë.
Ai ka thënë se regjistrimi që pritet të bëhet në Shqipëri, është shansi i fundit që ata që duan ta quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio Epirin.

“Ne nuk pretendojmë tokë, por kërkojmë të respektohen njerëzit dhe të drejtat”, ka thënë Ikonomu. Ai i bëri thirrje edhe ambasadorit të Greqisë në Tiranë duke thënë se “të gjithë të mbrojmë çështjen kombëtare dhe duhet të jemi të bashkuar përballë cdo sfide”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Back to top button
LAJMET E FUNDIT