Ballsh/ Punëtorët në protestë: Të na paguajnë ose do i vëmë flakëm uzinës!
Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës (KPTHN), e njohur ndryshe edhe si uzina e qytetit të Ballshit mëngjesin e sotëm kanë dale në protestë.Sipas burimeve punëtorët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Kombinat.Për shkak të një avarie të ndodhur në uzinë, dy javë më parë u plagos një punonjës, dhe nisur nga kjo situatë, ISHTI pezulloi punën për të vijuar me remontin e repartit të Koksit.Kreu i Sindikatës, Kamber Iljazi, thotë se nëse nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat.“I kërkojmë shtetit të marrë masa. Do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk merren masa. Po kështu, nëse nuk na japin pagesën do t’i vëmë flakën uzinës”, thonë protestuesit.Më tej punëtorët thonë se pavarësisht se muajt e fundit uzina ka qenë në punë, ata nuk janë paguar, shto këtu faktin që kanë 13 muaj rroga të pa marra të viteve 2015-2016.Protesta po zhvillohet para ambienteve të uzinës dhe mësohet se në protestë janë gati 1000 punëtorë.