Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Këshilli i Evropës, organizata panevropiane për të dë drejtat e njeriut këshillon FIFA që të përforcojë integritetin e futbollit, duke pohuar se Botërori i bashkëorganizuar nga SHBA kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh.
Botërori 2026 ka ngritur një sërë pikëpyetjesh-tha Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Alain Berset-festa do të përfundojë, por pikëpyetjet jo’
Po kështu Berset tha se është e nevojshme që të nisë një dialog konstruktiv duke nisur nga kjo e dielë për të ndëruar kuadrin e integritetit të Botërorit 2030 përpara se ato të luhen duke e hedhur më pas vëmendjen te influenca politike që u vu re edhe në këtë edicion të Kupës së Botës.
politike u spostua edhe në fushën e lojës-vijoi Berset-kur rregullat thyhen nën presion çdo rezultat është objekt dyshimesh’.
Por jo vetëm kaq, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës diskutoi edhe vendimin e FIFA për të përfshirë për herë të parë në merkaton e parashikimeve-ADI Predictstreet- si partner zyrtar, duke parë edhe aktivitetin e madh të basteve në çdo aspekt të ndeshjes.
‘Bastet janë spostuar nga rezultati përfundimtar i një ndeshjeje te çdo moment që një futbollist mund të krijojë, pa e ndryshuar rezultatin. Iu hapet dera mashtrimeve dhe ky Botëror ua hapi akoma më shumë-përfundoi Berset.