Interneti, Rama: Paketat celulare 50% më lirë, falas aksesi edukativ

Kryeministri Edi Rama video-mesazh nga shtëpia për shqiptarët lidhur me situatën e COVID-19 dhe masave të marra.

“Është krijuar një kordon digjital. në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë shumë të rëndëishme, pjesën më të madhe të veprimtarisë së tyre online, dhe po bëhet një përpjekje për të mos ndërprerë mësim dhënien online, këmi inkurajuar fuqishëm operatorët e shërbimeve elektronike dhe të ofrojnë për të gjithë abonentët internet me cilësi të lartë. në këtë kontekst edhe pas testeve që janë bërë dhe janë koordinuar në bashkëpunim me Vodafone Albania, Telecom Albania dhe Abcom, së pari do të keni 50% më shumë internet falas deri në fund të muajit, së dyti knanalë falas përfshirë dhe RTSh-në që jep leksione.

60% më lirë krahasuar me ofertat normale për të gjitha paketat që kanë programe me fëmijë. Ofertë për një muaj gratis për çdo paketë të re abonimi internet me Abtelecom, çdo paketë e re apo kontratë do të ketë përfshira të gjitha ofertat. Këto janë maksimumi sot për sot. Përvoja e vendeve të prekura dëshmon se mbingarkimi i rrjeteve dhe abuzimi i përdorimit të tyre sjell kolapsin që nuk dëmton vetëm cilësinë, por kompromenton edhe dëmtimin e rrjetit.

Situata në këto vende ku u ofrua në mënyrë jo realiste internet dhe paketa falas, pati probleme që ishin shkatërruese për abonentët. Javët e fundit është vënë re një rritje e kuptueshme e internetit në shtëpi. Jini të vëmendshëm për një përdorim të internetit në mënyrë të përgjegjshme. Përgjegjshmëria është e rëndësishme dhe për këto kohë është i nevojshëm interneti. Kursejeni internetin për ato komentet e panevojshme me këtë faqe.

Kam një respekt për ato komente që kanë pyetje dhe kërkesa, por ato komentet pa lidhje mund t’i evitoni”, tha Rama.

Ai bëri dhe një thirrje për të rinjtë e fëmijët:  Është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë të paprekshëm. sot në Izrael luftohet për një fëmijë 9 vjeç. Prandaj ju lutem të gjithë atyre fëmijë që dalin për ajrosje të mos dalin nga shtëpia për asgjë në botë. pasi mund të humbasin jetën e tyre, të infektojnë familjet dhe të vrasin gjyshërit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT