Vëllai në kërkim nga SPAK, Viola Agasi ikën si “numri 3” i AKSHI-t, agjencia hap thirrje për Drejtuesin e ri të Prokurimeve

Viola Agasi, motra e biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi, është larguar nga detyra si Drejtuese e Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Newsbomb.al mëson se me emërimin e drejtuesit të ri të AKSHI-t dhe bujën që shkaktoi në media implikimi i vëllait të saj, si person i dyshuar në disa ngjarje kriminale, Viola Agasi është larguar nga detyra si “numri 3” i agjencisë.

Pra, institucioni shtetëror strategjik që siç arriti të zbuloi Prokuroria e Posaçme, ishte de fakto nën kontroll nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri – të cilët kishin në dorë të gjitha procedurat e prokurimit (tenderat) – strehon edhe familjarët e këtyre personazheve.

Vëllai në kërkim nga SPAK, Viola Agasi ikën si

Shpallja publike per postin qe mbante Viola Agasi

Tenderat për të cilët Ergys Agasi urdhëronte pengmarrjen e rivalëve, si në rastin e Gerond Meçes, kalonin në duart e motrës së tij. Viola Agasi si drejtuese e Prokurimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit jepte “OK” që t’i fitonte i vëllai biznesmen.

Siç mëson newsbomb.al, me emërimin e Igli Tafës në krye të AKSHI-t, agjencia është përfshirë në një proces ristrukturimi të drejtorive dhe stafeve të tyre mbështetëse.

Një prej tyre është dhe Drejtoria Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK, e cila deri pak ditë më parë drejtohej nga Viola Agasi. Motra e biznesmenit në kërkim Ergys Agasi është transferuar në një dikaster tjetër inferior brenda AKSHIT-t.

Vendi i saj ka mbetur bosh ndaj dhe agjencia shtetërore ka njoftuar hapjen e thirrjes publike për të gjithë personat e interesuar, të cilët përmbushin kriteret.

Pas Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, posti si Drejtoreshë Juridike që mbante Viola Agasi ishte i treti më i rëndësishëm në hierarkinë drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT