“Paga e luftës”, Shehaj: Mashtrim i qeverisë, ja sa lekë iu mbesin shqiptarëve

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj shprehet se nga e ashtuquajtura pagë lufte për punonjësit e papunë nuk do të ketë asnjë efekt, pasi personave të vetpunësuar i duhet të paguajnë brenda 20 prillit sigurimet shoqërore.
“Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë”, shprehet Shehaj me anë të një statusi në Facebook.
Sipas tij, paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. “Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit”, thekson Shehaj.