Shpallja ‘non grata’ e 52 ekstremistë grekë, Athina: Shqipëria të sqarojë vendimin
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pasi Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremistë pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa, i cili u vra 10 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n.
“Ne presim që Shqipëria të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona.
Ne presim qartësimin thelbësor të vendimit të autoriteteve shqiptare për shpalljen e 52 qytetarëve grekë të padëshirueshëm. Ministria e Jashtme greke”/ZgjohuShqiptar.info