Flamur Noka “gjobë” deputetëve demokrat, ju kërkon 100 mijë lekë çdo muaj për të mbajtur “gjallë” selinë blu(MESAZHI)

Flamur Noka u ka kërkua deputetëve të paguajnë për të mbajtur “gjallë” Partinë Demokratike.
Si Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve të grupit parlamentar demokrat të kontribuojnë me nga 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj në llogarinë bankare të partisë, si kuotizacion për mbështetje financiare.
Fillimisht, Noka mësohet se kishte propozuar që shuma të dorëzohej në mënyrë “cash” pranë sekretarisë së tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve, të cilët kanë shprehur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve.
Mesazhi që Flamur Noka u ka dërguar deputetëve të Partisë Demokratike:
Sipas vendimit te nr. 81 te Kryesise, te gjithe Deputetet e PDSH duhet te japin kuotizacionin mujor me vlere 10,000 Leke te reja ne muaj ne llogarine e dedikuar vetem kete qellim, detajet e te ciles jane:
Emri i Bankës:
Raiffeisen Bank
Emri i Klientit:
Partia Demokratike
Sëift Code:
SGSBALTX
Nr. Llogarisë:
0090003045
IBAN:
AL30202110370000000090003045