Bëri “çorap” shifrat në Parlament, Zegjine Çaushi kapet me mediat: Psedoportale, unë iu mbaj gjallë me ushqim

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ka bërë “namin” një moment nga fjala e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, e cila në seancën plenare u ngatërrua me shifrat.

Gjatë fjalës së saj, Çaushi nuk arriti të lexonte saktë numrin e punonjësve të administratës publike që do të përfitojnë rritje page nga 1 janari.

“Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 8 gjind e 5 punonjës…”, tha deputetja, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe një mori reagimesh në rrjete sociale.

Reagime të cilat mesa duket Çaushi i ka marrë me sportivitet, madje-madje u ka “kujtuar” mediave se me materialet e saj mbahen gjallë. Në komentin e “kapur” nga gazetari Isa Myzyraj, deputetja socialiste u premton portaleve që do të vijojë t’u japë “ushqim”, me qëllim që të mbijetojnë.

 “Me lapsuset e mia merruni ju psedoportale, nuk keni faje se mbahen gjalle me keto gjera, keshtu qe do ju jap me shume ushqim, qe te mbijetoni”, shkruan e zgjedhura e qytetarëve në zgjedhjet e 11 Majit, një koment që sërish përmbante  gabime drejtshkrimore.

Bëri

Kjo faqe në Facebook, mesa duket, menaxhohet nga vetë socialistja, pasi në historikun e postimeve të saj pasqyrohen një sërë aktivitetesh ku Çaushi ka marrë pjesë. (LLOGARIA E FACEBOOK)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT