Raportuesi për Shqipërinë në PE: Zgjodhët mënyrën më radikale për reformën në drejtësi, ka një mënyrë të mos ankohesh për SPAK-un

Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë komentoi në një dalje për mediat reformën në drejtësi.

Ai tha se Shqipëria ka ndjekur mënyrën më radikale për të modernizuar sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se SPAK është institucioni më i pavarur.në Europë krahasuar me të ngjashmit e tij.

“Shqipëria ka zgjedhur mënyrën më radikale për modernizimin e sistemit gjyqësor përmes vettingut. Vettingut i është dashur të punojë shumë. Deri më tani me 800 raste.

Ka qenë process shumë i madh, dhe radikal që edhe ka kushtuar sepse u rrit rradha e çështjeve që duheshin trajtuar. Por besoj se Shqipëria tani është në momentin kur ka të rinj që hyjnë në sistem, tani duket rezultati. Plus pastaj që edhe të rinjve që hyjnë në sistem u duhen treguar se cilët janë standartet e reja.

SPAK është komplet i pavarur. Më i pavarur se institucionet e tjera të ngjashme në vendet e BE. Ka një nivel të lartë pavarësie, kjo shkakton shumë polemika.

Kam dëgjuar kritika nga disa nën hetim që e kritikojnë, që thonë se duhet të hetojë më shumë nga palët e tjera, partitë e tjera. Duhet t’ua lëmë atyre të bëjnë punën. Ajo që duhet të shohim është që puna e SPAK ka një impakt. Për këdo tani është e qartë se mund të procedohet, nuk ka rëndësi nëse je politikan, biznesmen, qeveritar, opozitar, ish qeveritar apo jo, SPAK mund të të procedojë.

E mira është që të mos procedohesh. Nuk duhet të kryesh asnjë lloj akti kriminal apo penal dhe do jesh në rregull”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT