Nis punën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, grekët pretendojnë eshtrat e 6800 ushtarëve

Shprehja popullore: “Kur zihen dy veta, fiton i treti”, nuk vlen për Shqipërinë. Përkundrazi…Sot kanë nisur në Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në luftë me ushtrinë italiane. Vendimi për këto gërmime u mor nga qeveria “Rama” në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.Sipas vendimit të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, ky proces do të ndiqet nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me autoritet e bashkive në zonat ku do të kryhen punime për kërkimin, identifikimin, zhvarrimin dhe rivarrimit të eshtrave.Sipas marrëveshjes paraprake, do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar grek. Në rastet kur nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në varrezat murale pa emër.Por, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale, sot në Dragot është parë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani. Ky vendim nuk është “ekskluzivitet” i qeverisë Rama, pasi me disa ndryshime, ai ka qenë miratuar edhe më parë në vitin 2011 nga ish-qeveria Berisha.Nisja e gërmimeve ditën e sotme ka sjellë dhe reagimin e një pjesë të komunitetit çam, të cilët kanë protestuar duke kërkuar reciprocitet në identifikimin e të vrarëve çamë në Greqi. Tentativa e protestuesve për të prishur rrethimin e ngritur në zonën e gërmimit, kanë sjellë dhe reagimin e policisë.Nuk dihet se kur do të mbarojnë gërmimet e nisura sot, por grekët pretendojnë të gjejnë në Shqipëri eshtrat e rreth 6800 ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, ku siç thoshte ish-kryeministri britanik Çërçill: “U përplas ushtria e parafundit e Evropës me ushtrinë e fundit të Evropës dhe fitoi ushtria e fundit.”Faturën e kësaj përplasje vazhdon ndërkohë edhe pas 78 vitesh ta paguajë Shqipëria./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT