VIDEO/ Vlora në ‘shtetrrethim’, kapen në befasi automjetet luksoze e ‘të fortët’ me xhama të zinj! Çfarë po kurdis policia

Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku po zhvillohet një operacion blic që pas vdekjes fatale të 17-vjeçarit Leandro Shametaj dy netë më parë pasi u aksidentua nga një automjet tip ‘Porsche’.
Të shënjestruar për kontrolle të befasishme janë automjetet kryesisht luksoze dhe ato me xhama të zinj. Burime bëjnë me dije se kontrollet fokusohen tek personat me precedentë penalë, ata në kërkim, si dhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta apo armë zjarri pa leje.
Kryesisht aksioni po zhvillohet në zonën e Skelës si dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.