Një buqetë me lule në trotuar, detaje nga vrasja e Savana Kullës në Kanada: Burri tentoi të arratisej me një grua tjetër (PAMJET)

Personi në foto është 38-vjeçari Anthony Deschepper, i cili vrau gruan e tij shqiptare, Savannah Kulla 29 vjeç në Kanada.

Shkaqet e krimit janë ende të paqarta ndërsa ajo që ka mbetur pas, janë vetëm fëmijët e çiftit, pasi autori u ekzekutua nga policia pas ngjarjes.

Një buqetë me lule është vendosur në trotuar në nderim të shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti ndërsa autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për ngjarje e kobshme.

Një buqetë me lule në trotuar, detaje nga vrasja e Savana

Buqeta me lule pranë vendngjarjes

 

Komuniteti i Brampton është tronditur nga ngjarja ndërsa çifti tashmë kanë lënë pas 3 djem dhe 1 vajzë të vogël. Pas vrasjes së gruas në një parking, autori tentoi të arratisej me foshnjen 1-vjeçare në duar, por u ekzekutua nga policia, ndërsa fatmirësisht fëmija shpëtoi.

Dyshohet se çifti kishin probleme ndërsa mediat raportojnë se autori 38-vjeçar tentoi të largohej nga vendngjarja më ndihmën e një gruaje tjetër që e priste me makinë.

Një buqetë me lule në trotuar, detaje nga vrasja e Savana

Pamje nga vendngjarja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT