Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Konsujt serbë në Prishtinë gjatë viteve 1889 – 1912

Nga Rrahim Sadiku – Konsuli i parë i Serbisë në Prishtinë ka qenë Lluka Marinkoviqi, cili punën e ka filluar në nëntor 1889, kurse raportin e parë zyrtar e ka dërguar më 29 janar 1890 e të fundit më 4 маrs 1890. Lluka Marinkoviqi është vrarë nga shqiptarët më 19 qershor 1890, mu para ndërtesës së konsulatës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje në Prishtinë u dërgua konsuli i ri, Todor Stankoviqi. Stankoviqi arriti në Prishtinë më 25 korrik 1890 dhe menjëherë filloi të dërgonte informacione për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Ai e paraqiti gjendjen në Kosovë tejet alarmante, situatën e popullsisë serbe të padurueshme dhe gjendjen e kishave si të mjerë, gjë e edhe ishte qëllim i punës së tij dhe i gjithë politikës dhe diplomacies serbe. Ai ndërmori edhe disa veprime për të dënuar vrasësit e paraardhësit të tij, Lluka Marinkoviqit. Me këtë Serbia donte të thoshte se ky incident diplomatik mund të bëhej shkas për një lufte serbo-turke, por realisht as synohej të ndodhte diçka e këtillë. Todori qëndroi në këtë detyrë deri më 12 dhjetor 1892, kur u dërgua si konsul në Shkup. Ai kthehet përsëri konsul në Prishtinë më 24 маrs 1897 dhe qëndroi këtu deri në nëntor 1898. Gjatë kësaj kohe ai shkoi shumë informacione të rrejshme për Kosovën dhe punoi shumë për të ngulitur termin “Serbi e Vjetër” për trojet shqiptare që synonte t’i okuponte Serbia dhe ashtu “si e kishte vërtetuar shkencëtarisht” antishqiptari e gjeografi i njohur serb, Jovan Cvijiqi.Funksionin e konsulit pastaj e ka kryer edhe Мilan Noviçiqi, mësues i vjertër në Kosovë e në Serbinë lindore. Edhe pse Branisllav Nushiqi në konsulatë e ka kryer detyrën e kryepunëtorit që nga vitit 1890, si vicekonsul në Prishtinë është emëruar më 26 prill 1893, kurse punës ia ka filluar më 3 qershor të atij viti e si коnsul për herë të parë ka nënshkruar dokumente më 20 tetor 1893. Ai këtë detyrë e ka mbajtur deri më 18 tetor 1896. Коnsuj në Prishtinë kanë qenë Svetisllav Simiqi (nga janari 1899 deri në prill 1900); ), Sima Аvramoviqi (nga рrilli 1900 deri në мај 1903); ); Мihailo Маrkoviqi (nga мајi 1903 deri në korrik 1904), Мirosllav Spajkoviqi (nga qershori 1904 deri në qershor 1906. Në këtë institucion antishqiptar mandej kanë punuar edhe Мilovan Мilovanoviq Peçanci (nga korriku 1906 deri më 1909); Мillan Rakiqi, i cili së pari ka punuar pesë muaj si procesmbajtës (më 1905) e pastaj konsul nga tetori 1906 deri në korrik 1907 dhe nga shtatori 1908 deri në dhjetor 1909 e pastaj si shef i konsulatës deri më 1911. Rakiqin e zëvendësoi Мillan Xh. Millojeviqi nga janari 1912 deri në tetor 1912, kur ushtria dhe çetnikët serbë e pushtojnë Kosovën dhe kurejnë gjenocid ndaj shqiptarëve. Hyrjen e çetnikëve iserbë në Prishtinë e ka udhëhequr ish konsuli dhe shënjuesi I shqiptarëve që duheshin likuiduar me të shpejtë, Millan Rakiqi. Të gjithë këta konsuj ishin antishqiptarë të përbetuar dhe punuan me të gjitha mjetet e mundshme për të anatemuar shqiptarët në sy të botës e për të tjetërsuar realitetin historik, demografik ekulturor të trojeve shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e viseve rreth saj në veçanti. Por, po të vihen e të mateshin gjithë të tjerët në një anë (për antishqiptarizmin e tyre) dhe Rakiqi në anën tjetër, ky i fundit do të peshonte më shumë, sepse ai ishte një urrejtës i pashoq i çdo gjëje që ishte shqiptare. Dhe mu për këtë e jo për vlerën artistike të poezive të tij, Rakiqi ka mbetur te serbët si poet kombëtar./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button