Përçahet e djathta në Vlorë: Këshilltari bashkiak shpall kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale

Gjergji Nika, anëtar i së djathtës në këshillin bashkiak Vlorë, ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale, Nika shprehet se vendimi i tij vjen në një kohë kur “zëri i të djathtës është i papërfaqësuar dhe shumë demokratë ndihen të lënë në harresë”. Ai thekson se dëshiron të përfaqësojë vlerat tradicionale të së djathtës: ndershmërinë, përkushtimin dhe dashurinë për qytetin e Vlorës.

“Në një kohë kur zëri i të djathtës është i pa­përfaqësuar, dhe shumë demokratë ndihen të lënë në harresë, unë kam zgjedhur të mos hesht.
Besoj se e djathta ka ende shumë për të dhënë — vlera, ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë.

Pikërisht për këtë arsye, kam vendosur të kandidoj si i pavarur, në mënyrë që demokratët dhe gjithë njerëzit e së djathtës të kenë një zë të fortë, të sinqertë dhe të pa­varur në këto zgjedhje.

Ky vendim është më shumë se politikë — është një thirrje për bashkim, për shpresë dhe për ndryshim.
Së bashku mund ta rikthejmë besimin, mund të ndërtojmë një të ardhme që na përfaqëson të gjithëve.” – shkruan Nika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT