Aksioni kundër monopatinave, polici i Rrugores sfidon Ministren dhe shfaqet në rrugë me të

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, së bashku me kryepolicin, Ilir Proda, njoftuan një ditë më parë vendimin për ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në të gjithë vendin.
Sot policia zbarkoi në terren dhe iu sekuestroi qytetarëve monopatinat, skuterat e motorat elektrikë. Por ajo çka është filmuar së fundmi një qytetar, kalon çdo kufi.
E kundërta ndodh nga një efektiv policie që shihet në rrugët e Durrësit duke lëvizur me një motor elektrik, të ngjashëm me ato që u sekuestruan gjatë ditës.
Duket se efektivi i policisë në Durrës nuk pyet për urdhra dhe po sfidon hapur Ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe kryepolicin Ilir Proda.